Tek Interi ka nisur “fushata” e rinovimeve. Drejtuesit po veprojnë me strategjinë e zakonshme, “blindimin” e lojtarëve kyç për projektin teknik. “Corriere dello Sport” bën përmbledhjen në këtë drejtim, prioritetet do të vendosen me kujdes dhe larg syrit të medias. Në qendër të bisedimeve të ardhshme të Marotta dhe Ausilio janë dy emra: Davide Frattesi dhe Carlos Augusto.
Frattesi mbetet rasti më delikat. Pas një periudhe pakënaqësie në janar dhe mundësisë për t’u kthyer te Roma, mesfushori duket se nuk ka arritur kthesën e pritur këtë sezon. Përfshirja e munguar në sistemin 3-4-2-1 dhe rritja e Sucic e kanë ulur në hierarki. Kontrata deri më 2028 nuk është prioritet i menjëhershëm, por pritet një takim për diskutim.
Carlos Augusto, nga ana tjetër, ka një situatë më të qëndrueshme. Ish-lojtari i Monza po bind me fleksibilitetin dhe besueshmërinë e tij, duke qenë alternativë e vlefshme për Dimarco dhe Bastoni. Ai pritet të kërkojë rritje page mbi 2 milionë eurot aktuale. Po ashtu, drejtuesit synojnë të mbyllin shpejt edhe rinovimin e Federico Dimarco (kontrata deri më 2027), një nga simbolet e Interit të ri.
The post “Fushatë” rinovimesh tek Interi. Nga Frattesi te Dimarco, emrat në krye të listës appeared first on Telesport.