Kylian Mbappé është rikthyer në Madrid, por me më shumë shqetësime në kyçin e këmbës sesa kur u largua. Pas ndeshjes me Azerbajxhanin, sulmuesi i Real Madridit është detyruar të braktisë grumbullimin e Francës, pasi dëmtimi që kishte më parë është përkeqësuar.
Mbappé, që ishte stërvitur pak gjatë javës, u aktivizua titullar në “Parc des Princes” dhe shënoi një gol spektakolar, por u detyrua të largohej 10 minuta para fundit, pas një goditjeje në të njëjtin kyç. Deschamps sqaroi: “Mori një tjetër goditje në të njëjtin vend. Dhimbja ulet me pushim, por kontaktet në ndeshje janë të pashmangshme. Do ta vlerësojmë, ndien shqetësime, që s’janë ideale për të”.
Te Real Madridi janë habitur që ai luajti pothuajse gjithë ndeshjen, pasi klubi kishte njoftuar më parë për dëmtimin. Situata e tij i ngjan asaj të Franco Mastantuono, i cili gjithashtu u kthye në Madrid për vlerësim, pas mbingarkesës muskulore në kofshë.
The post Mbappe alarmon Real Madridin, braktis kombëtaren i dëmtuar dhe kthehet në klub appeared first on Telesport.