“Kemi ra në grackën e budallakisë politike populsite”, Abdixhiku komenton situatën politike

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e qujati “budallaki të llojit të vet, me blloku Kosovën për një nënkryetar serb”.

Ai shtoi se vendi është pre e një “çmendurie politike” derisa shprehi shqetësim që vendi ynë akoma nuk ka “institucione, qeveri, kuvend funskional” etj.

“Jemi ra pre e një çmendurie politike të populistëve për nënkryetarin e pestë të Kuvendit të Kosovës që është përfaqësim partiak…”, tha Abdixhiku në Pressing në T7.

Abdixhiku thotë se vendi ra në grackën e budallakisë politike populiste.

“Bllokadë e paarsyshme, e kotë, kemi ra në grackën e budallakisë politike populiste për një pozitë të parëndësishme, por në thelb të kësaj bllokade Kosova s’ka kuvend, institucione, qeveri legjitime, ska buxhet, Kosova ska projekte kapitale…”, tha Abdixhiku.