Shemsi Elezi pezullohet nga Autoriteti i Konkurrencës, reagon me akuza ndaj drejtorit që e kishte sulmur fizikisht

Komisioni Disiplinor i Autoritetit të Konkurrencës së Kosovës (AKK) ka marrë vendim për pezullimin e përkohshëm të Shemsi Elezit, Inspektor Hetues i Konkurrencës në Divizionin e Marrëveshjeve të Ndaluara të Departamentit të Mbikëqyrjes së Tregut.

Pezullimi do të zgjasë 30 ditë, duke hyrë në fuqi nga nesër dhe duke përfunduar më 6 nëntor 2025. Vendimi është i paankueshëm.

Në arsyetimin e vendimit të Komisionit Disiplinor thuhet se gjatë datave 25 shtator dhe 6 tetor 2025, janë pranuar pesë kërkesa nga drejtues të AKK-së për fillimin e procedurës disiplinore ndaj Elezit.