Gara për “Këpucën e Artë” sapo ka nisur, por tashmë është ndezur. Rivaliteti mes Harry Kane (11 gola në kampionat), Kylian Mbappé (9) dhe Erling Haaland (9) premton emocione të forta. “Nuk jam ndier kurrë më mirë se tani. Po, mund të thuhet se jam në momentin më të mirë të karrierës sime”, – deklaroi sulmuesi norvegjez pas golit të fitores ndaj Brentford. Haaland po thyen rekorde me ritmin e tij. Sipas “Opta”, ai ka shënuar 15 gola këtë sezon, duke përfshirë edhe Botërorin e Klubeve, 9 më shumë se çdo lojtar tjetër në Premier League.
Madje, ai ka realizuar më shumë gola se 12 ekipe të tëra të Premier League. Në total, duke llogaritur ndeshjet me klubin dhe kombëtaren, por pa përfshirë Botërorin e Klubeve, Haaland ka 18 gola në 11 ndeshje, me 9 takime radhazi duke shënuar, seria më e gjatë e karrierës së tij. Vetëm dy herë në historinë e Premier League janë shënuar mbi 9 gola në 7 javët e para, të dyja herët rekordet mbajnë emrin e tij: 2022/23 (11 gola) dhe 2024/25 (10 gola).
Trajneri Pep Guardiola është i entuziazmuar: “Ai rinovoi kontratën dhe tani ndien se Manchester City është shtëpia e tij. Është më i përfshirë në lojë, jo vetëm në finalizim. Punon shumë, ka etikë pune dhe shtyp lart. Jam shumë i lumtur me të”. Norvegjezi ka edhe një objektiv personal. Ai ka shënuar në 22 nga 23 stadiumet ku ka luajtur në Premier League. I vetmi që i mungon ende? “Anfield”.
The post Haaland po thyen rekord mbas rekordi. Çfarë i mungon ende? Vetëm goli në “Anfield” appeared first on Telesport.










