Ironia therëse e gruas së Mourino: Po largohem nga “Bernabeu” përpara se të më vjedhin edhe më…

Delfina Silva, bashkëshortja e mbrojtësit uruguajan Santiago Mouriño, shkaktoi polemika pas ndeshjes Real Madrid-Villarreal (3-1), duke reaguar në rrjetet sociale ndaj përjashtimit të partnerit të saj me karton të kuq në “Santiago Bernabéu”. “Po iki para se të vazhdojnë të më vjedhin”, – shkroi ajo në Instagram.

Mouriño u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë, pas një kontakti të diskutueshëm me Vinícius Jr. Ish-gjyqtari Eduardo Iturralde González kritikoi vendimin e arbitrit Guillermo Cuadra Fernández, duke deklaruar për “Cadena SER”: “Nuk e prek fare në fytyrë. Mund të japësh faull, por nuk është aksion premtues. Nuk ka asgjë për karton”.

Pas ndeshjes, Santi Comesaña tha: “Nëse është e vështirë të fitosh në ‘Bernabéu’, me këto vendime bëhet pothuajse e pamundur”. Edhe Juan Foyth reagoi me zhgënjim. “Nëse flas, më ndëshkojnë, mik”, – iu përgjigj një tifozi që i kërkoi mendim për arbitrimin.

Delfina Silva, mujer de Santiago Mouriño: "Me voy del Bernabéu antes de que me sigan robando"

The post Ironia therëse e gruas së Mourino: Po largohem nga “Bernabeu” përpara se të më vjedhin edhe më… appeared first on Telesport.