Gigi Buffon, kampion bote dhe aktualisht shef delegacioni i kombëtares së Italisë, u nderua me “Castagna d’Oro” në Frabosa Sottana, duke rrëfyer aspekte të jetës dhe karrierës së tij. Ai tha se deri në moshën 21-vjeçare ishte më i butë me veten, duke i pranuar gabimet si pjesë të mësimit: “Kam bërë gabime, por gjithmonë në mirëbesim dhe i kam paguar vetë. Kështu bëhesh njeri më i mirë”.
Për partneren e tij, Ilaria D’Amico, u shpreh: “Ajo është ekuilibri im. Sot jam më i qetë dhe më i lumtur. Bërja baba më mësoi të kontrolloj tepricat e emocioneve”. Ai tregoi edhe një episod rinor, kur refuzoi të përdorte drogë: “Një mik më futi një pilulë në gojë. Ia hodha në fytyrë, sepse nuk doja të shkatërroja veten. Ai moment ishte ‘sliding door’ i jetës sime”.
Mbi rolin e tij aktual, tha: “Sfida është të kuptosh brezat e rinj. Në 80% jam i çmendur si ata, por në 20% serioz kur duhet. Kështu fitohet respekti”. Buffon theksoi se Italia ka 90% gjasa të shkojë në “play-off”, por kërkoi më shumë besim e pasion për fanellën. Në fund, kujtoi me respekt Gigi Riva e Gianluca Vialli: “Ishte një nder t’i kisha si shembuj. Unë nuk jam ata, por shpresoj të jem i dobishëm”.
Me këtë rast, Buffon bëri një sqarim: “Në palmaresin tim janë 13 titujt e kampionit, jo 11, sepse përfshihen edhe ata të fituar në fushë me Juventusin dhe më pas të revokuar nga ‘Calciopoli’. Në çdo rast, në fund, më shumë se numrat vlejnë fjalët që i shoqëruan, ndaj faleminderit me zemër”.
The post Buffon: Me Juven kam fituar 13 tituj, jo 11. I kam fituar të gjithë në fushë appeared first on Telesport.










