Rodri drejt Real Madridit? Florentino Perez merr vendimin drastik

Real Madrid është vënë në kërkim të një mesfushori “big”, për sezonin e ardhshëm. Një nga emrat e përfolur shumë këto kohë është edhe ai i mesfushorit të Man. City, Rodri-t.

Megjithatë, “Defensa Central” ka raportuar sot një lajm vërtet të bujshëm, sipas të cilit Florentino Perez ka dalë kundër idesë së transferimit të Rodri-t.

Arsyeja nuk janë paratë, por Perez ka frikë për diçka tjetër. Presidenti madrilen ka hequr dorë nga Rodri për shkak të gjendjes fizike të mesfushorit spanjoll, i cili vitin e kaluar pësoi një dëmtim të rëndë dhe qëndroi gjatë jashtë fushës.

Po, ashtu edhe ditën e djeshme ndaj Brentford, Rodri la fushën e lojës i dmëtuar dhe do të rikthehet pas dy-tre javësh për shkak të një dëmtimi muskulor. Duke parë gjendjen fizike të lojtarit, që nuk është më ajo e dikurshmja, Perez ka hequr dorë nga ideja e transferimit të Rodri-t. Drejtuesit madrilenë po shqyrtojnë alternativa të tjera.

The post Rodri drejt Real Madridit? Florentino Perez merr vendimin drastik appeared first on Telesport.