Vlahovic me valixhe në duar, Juventus gjen pasuesin e serbit. Kushton 35 milionë euro

Dusan Vlahovic do të largohet nga Juventus gjatë merkatos së janarit. Bardhezinjtë nuk duan ta humbin falas lojtarin në verë, ndaj po përgatiten për shitjen e tij në janar.

Ndërkohë, drejtuesit e Juventusit po punojnë që tani për të gjetur zëvendësuesin e Vlahovic në sulm. “TEAMtalk” raporton se objektivi kryesor i Juventus për të forcuar sulmin dhe për të zëvendësuar Vlahovic është Gabriel Jesus.

Sulmuesi brazilian, aktualisht i dëmtuar, pasi nuk e ka marrë veten nga dëmtimi i rëndë i sezonit të kaluar, pritet të largohet nga Arsenal gjatë merkatos së janarit. Vlera e tij mendohet të jetë rreth 35 milionë euro.

Gabriel Jesus do ta ketë shumë të vështirë të gjejë hapësira tek londinezët, ndaj një transferim në Serie A te Juventus mund të ishte një lëvizje e mirë për të, aq më tepër që para është Kupa e Botës dhe sulmuesi mund të thirret nga Ancelotti vetëm nëse këto muaj luan rregullisht dhe bëhet protagonist.

The post Vlahovic me valixhe në duar, Juventus gjen pasuesin e serbit. Kushton 35 milionë euro appeared first on Telesport.