Trajneri i Sevilla, Matías Almeyda, u shpreh i entuziazmuar pas fitores madhështore 4-1 ndaj Barcelonës, duke vlerësuar shpirtin e skuadrës dhe sakrificën e lojtarëve: “Jam shumë i lumtur për këtë sukses, sepse kishim nevojë të fitonim në shtëpi. Nuk e mundnim Barcelonën këtu prej 10 vitesh. Kemi kaluar shumë momente të vështira, me luftë dhe krenari. Na lumturon përqendrimi dhe interpretimi i lojtarëve, si dhe gëzimi që kjo fitore solli për të gjithë”.
Almeyda shpjegoi edhe planin taktik: “E studiuam mirë ndeshjen. Nëse do t’i lëshonim hapësira, Barcelona do të na ndëshkonte, sepse është shumë agresivë në presion. Duhej sakrificë dhe guxim për të luajtur kundër një skuadre të tillë. Kjo ishte ndeshja perfekte, gjithçka shkoi siç e kishim përgatitur. Janë vetëm 3 pikë, por me këtë qëndrim mund të arrihen gjëra të mëdha. Sfida e vërtetë është ta ruajmë këtë nivel”.
The post Almeyda zbulon planin taktik, si e mposhti Barcelonën pas 10 vitesh dhe thellë 4-1 appeared first on Telesport.










