Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, foli për DAZN pas barazimit 0-0 kundër Juventusit në Torino, ndeshje e vlefshme për javën e 6-të të Serie A: “Penalltinë e Pulisic nuk e pashë, por në përgjithësi bëmë një pjesë të parë të ekuilibruar.
Në të dytën u rritëm, krijuam disa raste, edhe pse e para ishte e bardhezinjve dhe Maignan bëri një pritje të madhe. E zgjatëm serinë pozitive dhe nuk pësuam gol, por në disa momente duhet të ishim më agresivë për ta fituar ndeshjen”.
Për Leaon, trajneri tha: “Është vetëm në javën e parë të punës, pas rikthimit nga dëmtimi. Kemi nevojë që të rifitojë shpejt formën, ashtu si Nkunku, sepse janë lojtarë që mund të vendosin ndeshjet”.
Në lidhje me rolin e Leaos si qendërsulmues, ai shtoi: “Nuk është pozicion i ri për të, edhe te Lille ka luajtur aty. Në rastin me Modric bëri një lëvizje të mrekullueshme, por aty duhet të shënojë. Duhet të bëjë një hap përpara, kur futet në zonë duhet të godasë më saktë”. Për kthimin në Torino: “Ishte emocionuese. Falënderime publikut, por tani jam te Milani. Mund të bënim më shumë”.
The post Allegri: Penalltinë e Pulisic nuk e pashë dot, mund të bënim më shumë ndaj Juves appeared first on Telesport.










