Maignan: Jemi të zhgënjyer, donim rezultat më pozitiv se barazimi ndaj Juventusit

Portieri i Milanit, Mike Maignan, foli për DAZN pas barazimit 0-0 kundër Juventusit në “Allianz Stadium”, ndeshje e vlefshme për javën e 6-të të Serie A: “Jemi të zhgënjyer, sepse donim rezultat më pozitiv. Barazimi është i vështirë për t’u pranuar, por Juve është një skuadër e mirë. Mund të bënim më mirë, megjithatë pjesa pozitive është që nuk humbëm”.

Sa i përket pritjes vendimtare ndaj Gatti, portieri kuqezi tha: “Nuk e di, ishte një episod pozitiv për mua dhe për skuadrën. Gjëja më e rëndësishme ishin të merrnim 3 pikët, megjithatë nuk humbëm. Rruga është e gjatë, duhet të shohim përpara”.

Në fund, i pyetur për Pulisic, pas penalltisë së humbur, francezi u përgjigj: “Është shumë i mirë në stërvitje, por ndodh të gabosh. Nuk kemi asgjë kundër tij, jam i sigurt se në penalltinë tjetër do të shënojë”.

The post Maignan: Jemi të zhgënjyer, donim rezultat më pozitiv se barazimi ndaj Juventusit appeared first on Telesport.