Del Piero: Juventusi nuk ka ende 11 titullarë të qartë, pra as identitet fiks

Alessandro Del Piero, ish-kapiteni legjendar i Juventusit, analizoi në “Sky Sport” barazimin 0-0 të bardhezinjve ndaj Milanit: “Nëse shohim 5 barazimet radhazi, mund të themi gjithçka. 3 prej tyre kanë ardhur në mënyrë të çrregullt, madje edhe ai me Interin. Kur ndryshon shumë dhe përpiqesh t’i mbash të gjithë në garë, iu jep besim të gjithëve, por humbet pak nga identiteti. Një skuadër duhet të ketë 11 titullarë të qartë, gjë që sot Juve nuk e ka, ndryshe nga të tjerat”.

Sa i përket situatës së klubit, Del Piero shtoi: “Është një moment i veçantë. Vlahovic duhej të largohej dhe Openda me David duhej të luftonin për vendin e titullarit… Nëse luan me intensitet dhe agresivitet të lartë, siç kërkon Tudor, Juve mund t’i luajë shanset e saj”.

Në fund, ai foli edhe për Milanin: “Është më i freskët, me afrime si Modric dhe Rabiot që japin fantazi dhe siguri në mesfushë. Ka bërë merkato shumë të mirë, ndërsa Juve ka vuajtur edhe nga udhëtimet e fundit”.

The post Del Piero: Juventusi nuk ka ende 11 titullarë të qartë, pra as identitet fiks appeared first on Telesport.