Giroud: Dua ta shoh Milan duke luajtur në Champions, Allegri ka bërë një punë të shkëlqyer

Fola me disa nga ish-shokët e mi të ekipit. Allegri ka bërë një punë të shkëlqyer, lojtarët janë të kënaqur me këtë formacion 3-5-2. Shpresoj që të kenë një sezon të shkëlqyer, një sezon më të mirë se vitin e kaluar.”

Olivier Giroud nuk e ka harruar Milan dhe vazhdon të thurë lavde edhe tani që ka më shumë se një vit që ka lënë Milanello. “Dua ta shoh Milanin në Champions League, ndaj u uroj fat të mbarë të gjithëve”, tha sulmuesi francez.

Shpresoj që ata të fitojnë një trofe. Unë dhashë më të mirën time në Serie A dhe fitimi i titullit ishte diçka spektakolare. Shumë te Milani më thonë se u mungoj ende”, deklaroi Olivier Giroud, që tani luan me Lillë në Francë.

The post Giroud: Dua ta shoh Milan duke luajtur në Champions, Allegri ka bërë një punë të shkëlqyer appeared first on Telesport.