Arteta mbron Gyokeres: Golat e tij do të vijnë, ai po e ndihmon shumë skuadrën

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, është i bindur se golat do të fillojnë së shpejti të vijnë për Viktor Gyokeres. Sulmuesi suedez nuk ka arritur të shënojë në pesë ndeshjet e tij të fundit. Ai zhgënjeu edhe në fitoren 2-0 në Champions League ndaj Olympiacos.

Megjithatë, ishte gjuajtja e 27-vjeçarit që u devijua në shtyllë për t’i lejuar Gabriel Martinelli të shënonte golin e parë të Arsenali. “Ajo që ndjej është se ai po bën gjëra gjithnjë e më të mira në çdo ndeshje,” tha Arteta.

Atij iu mohua disa herë goli me bllokime dhe pastaj goditi shtyllën, por mendoj se në përgjithësi performanca e tij ishte e jashtëzakonshme”, shtoi trajneri spanjoll.

Më tej, Arteta tha: “Puna e tij është vërtet e mirë, dhe po, ne duam që ai të shënojë gola, por nëse nuk e bën këtë, të paktën të bëjë gjithçka siç po bën për ekipin, sepse po e ndihmon shumë ekipin“.

“Topçinjtë” do të përballen me West Ham në shtëpi në Premier League të shtunën. “Shpresojmë se do të jetë të shtunën momenti i duhur për të”, shtoi Arteta.

The post Arteta mbron Gyokeres: Golat e tij do të vijnë, ai po e ndihmon shumë skuadrën appeared first on Telesport.