Në vitin e fundit të kontratës u promovua kapiten te City, reagon Silva: E di çfarë më pret në të ardhmen

Përballja e Champions League ndaj Monaco ishte e veçantë për mesfushorin e Manchester City, Bernardo Silva. Ai luajti ndaj skuadrës nga e cili u largua për te City në vitin 2017.

Trajneri Pep Guardiola e promovoi lojtarin ndërkombëtar portugez si kapiten pas largimeve të Kyle Walker dhe Kevin De Bruyne.

Gjithsesi, Silva mund t’i ndjekë ata duke u larguar në fund të këtij sezoni, pasi mesfushori 31-vjeçar është në muajt e fundit të kontratës së tij me “citizens”.

“E di saktësisht se çfarë do të bëj në të ardhmen, por nuk është koha për t’u përqendruar në të“, tha Silva pas barazimit 2-2 ndaj Monaco.

Është për të bërë më të mirën time, për ta rikthyer klubin aty ku i takon. Kemi pasur shumë kapitenë që janë larguar, por është për djemtë që kanë më shumë përvojë ta kalojnë atë te të rinjtë”, tha Silva.

The post Në vitin e fundit të kontratës u promovua kapiten te City, reagon Silva: E di çfarë më pret në të ardhmen appeared first on Telesport.