Maresca: Fitorja ndaj Benfica e rëndësishme, jemi ekip ende pa përvojë dhe kemi pësuar shumë dëmtime

Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, foli për “Sky Spots” pas fitores 1-0 në Champions League ndaj Benfica të Jose Mourinho. Ndeshje që u vendos nga një autogol i skuadrës portugeze në pjesën e parë.

Vuajtëm më shumë se sa duhej. Luajtëm një pjesë të parë të mirë, duke kontrolluar gjërat pa pësuar gola. Në pjesën e dytë, ramë për arsye të ndryshme dhe vuajtëm, por tani ishte e rëndësishme të fitonim sepse po vijmë pas një periudhe të vështirë me kartonë të kuq dhe lëndime që po na ndikojnë“, tha Maresca.

Sigurisht që kemi pësuar më shumë gola se sa duhej në ndeshjet e fundit. Por deri dy ndeshje më parë, që nga janari i vitit të kaluar, ishim mbrojtja më e mirë në Premier League. Në planin afatgjatë, paguan për pak mungesë përvoje”, shtoi italiani.

Më tej, Maresca tha: “Kundër Brighton, dy mbrojtësit tanë qendrorë ishin 19-vjeçarë dhe së bashku ishin pothuajse në moshën e Ëelbeck. Klubi ka këtë strategji të të rinjve dhe vitin e kaluar shkoi mirë. Mendoj se po paguajmë shtrenjtë dëmtimet e 7/8 lojtarëve, veçanërisht midis mbrojtësve.”

The post Maresca: Fitorja ndaj Benfica e rëndësishme, jemi ekip ende pa përvojë dhe kemi pësuar shumë dëmtime appeared first on Telesport.