Kovac: Kush luan në Champions e ka merituar kualifikimin, duam fitoren për tifozët tanë

Sot, Borussia Dortmund do të presë në fushën e saj rivalët e Athletic Bilbao, ndeshje e dytë e fazës së grupeve të Champions League. Trajneri Niko Kovac, duke folur për këtë sfidë, tha: “Një ekip që kualifikohet për Ligën e Kampionëve përmes Ligës Spanjolle e bën këtë sepse ka cilësi”.

Do të përballemi me një ekip të përgatitur teknikisht mirë, identiteti rajonal i të cilit shton një faktor motivues shtesë. Ne të gjithë e dimë motivimin që të jep të luash për rajonin tënd, për popullin tënd ose për rrugën tënde”, shtoi Kovac.

Më tej, trajneri i Borussia tha: “E kam paralajmëruar ekipin tim se do të përballemi me një kundërshtar veçanërisht të motivuar, shumë të bashkuar dhe vetëmohues. Por ne po luajmë në shtëpi dhe, natyrisht, duam ta fitojmë këtë ndeshje“.  Trajneri pranoi se ka edhe disa mungesa (Duranville, Anselmino dhe Can).

The post Kovac: Kush luan në Champions e ka merituar kualifikimin, duam fitoren për tifozët tanë appeared first on Telesport.