Luis Figo do të rikthehet në “Estadi Olímpic Lluís Companys” si ambasador i UEFA-s për ndeshjen e Champions-it mes Barcelonës dhe PSG-së. Herën e fundit që ai shkelte fushën e Barçës, atëherë në “Camp Nou”, ishte viti 2009, si lojtar i Interit.
Historia e tij me katalanasit mbetet e tensionuar. Nga hero i Barcelonës, ai u kthye në “armikun e madh”, pas transferimit te Real Madridi në vitin 2000. Në rikthimin e parë me fanellën e bardhë, ai u përball me një atmosferë armiqësore: fishkëllima, pankarta, kartëmonedha me fytyrën e tij…, madje edhe një kokë derri e hedhur në fushë.
![MD.29 MADRID,24-7-00.-El portugues Luis Figo,acompañado por el presidente del Real Madrid ,Florentino Perez ,iz, y Alfredo Di Stefano ,presidente honorario del club merengue,durante su presentacion,esta tarde en la sala de trofeos del estadio Santiago Bernabeu,como nuevo jugador del Real Madrid,con quien se ha comprometido para las proximas seis temporadas.EFE/JOSE HUESCA +++IMAGEN DIGITAL++[IMAGEN DIGITAL]](https://fokusi.info/wp-content/uploads/2025/10/Armiku-Figo-i-imponohet-Barces-nga-UEFA-Eshte-nje-poshterim.jpeg)
Edhe pas 25 vitesh, inati i tifozëve blaugrana nuk është fashitur. Shembull i kësaj ishte incidenti gjatë finales së Champions League për femra në Lisbonë, ndërsa ish-presidenti Joan Gaspart e përkufizoi hapur: “Figo është i vetmi armik që ka Barcelona”.
Në programin “Tu Diràs” të RAC1, drejtuesit e debatit e cilësuan rikthimin e tij në fushën e Barcelonës si “një poshtërim që protokolli duhej ta kishte shmangur”, duke shtuar se deklaratat e fundit të Figos për Barçën kanë qenë “krejtësisht të pahijshme”.
The post “Armiku” Figo i imponohet Barçës nga UEFA: “Është një poshtërim, deklaratat e tij janë të pahijshme” appeared first on Telesport.










