Duke folur në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Olympiacos, trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, deklaroi se për të është përgjegjësi e madhe të drejtosh një ekip si ky.
“Kur ulem në këtë karrige, e di që duhet të fitoj trofe të rëndësishëm. Justifikimet nuk kanë qenë kurrë pjesë e jetës sime. E di se këtu janë të etur për trofe”, deklaroi trajneri spanjoll i “topçinjve”.
“E di se sezonet e fundit i jemi afruar shumë titull, por kjo nuk mjafton. Duhet të hedhim hapin e madh, në Premier dhe në Champions. Djemtë e dinë këtë gjë, edhe unë e di dhe besojmë te ky objektiv”, tha Arteta.
The post Arteta: Të drejtosh Arsenal do të thotë se duhet gjithnjë të fitosh trofe appeared first on Telesport.










