Natë golash në Champions League. Atletico dhe Bayern fitojnë me “manita”, Inter nuk e diskuton Slavia-n. Marseille “spektakël” nga Ajax-it

Në “Metropolitano”, Atletico Madrid fitoi 5-1 ndaj Eintracht Frankfurt. “Colchoneros” gjetën avantazhin që në minutën e 3-të me Giacomo Raspadori. Në minutën e 33-të, Robin Le Normand dyfishon shifrat, pas një topi të ardhur nga goditja e këndit. Në fund të pjesës së parë, Antoine Griezmann shënon golin e tretë, pas asistit të Julian Alvarez.

Në minutën e 57-të, gjermanët do të shënonin golin e nderit me Jonathan Burkardt, pas asistit të Knauff. Në minutën e 70-te, Giuliano Simeone shënoi golin e katërt për Atletico Madridin. Nuk kishte si të mungonte Julian Alvarez pa shënuar sonte, argjentinasi shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 82-të, duke vulosur fitoren 5-1. SHIKOGOLAT

Në Limassol, Bayern fitoi 1-5 ndaj debutuesve të Pafos. Për bavarezët shënuan fillimisht dy gola të shpejtë Kane 15′ dhe Guerreiro 21′. Anglezi shënoi pas një asisti të marrë nga Olise. Guerreiro shënoi pas një aksioni model dhe asistit të Nicolas Jackson. Ndërkohë që në minutën e 30-të, ishte radha e Jackson për të shënuar golin e tretë, pas asistit të Olise. 4 minuta më pas, Harry Kane shënon golin e dytë personal dhe të katërtin për bavarezët. Për vendasit shënoi Orsic në fund të pjesës së parë. Në minutën e 70-të, Michael Olise shënoi golin e pestë për bavarezët. SHIKOGOLAT

Në “San Siro”, Inter fitoi pastër 3-0 ndaj Slavia Prague. Lautaro Martinez zhbllokoi rezultatin në minutën e 30-të, pas një gafe fatale të portierit mik. Në minutën e 34-të, Denzel Dumfries dyfishon shifrat pas asistit të Thuram. Në minutën e 65-të, Thuram pason bukur me finte për Bastoni-n, ky i fundit asiston për Lautaron, i cili shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Interin. SHIKOGOLAT

Në “Velodrome”, Marseille e Roberto De Zerbit fitoi 4-0 ndaj Ajax-it. Golat për francezët u shënuan nga Paixao 6′, 12′, Greenëood 26′ dhe Aubameyang 52′. SHIKGOLAT

The post Natë golash në Champions League. Atletico dhe Bayern fitojnë me “manita”, Inter nuk e diskuton Slavia-n. Marseille “spektakël” nga Ajax-it appeared first on Telesport.