Trajneri gjerman Jurgen Klopp u distancua nga bota e trajnerëve një vit më parë, kur u largua nga Liverpool për një pushim afatgjatë. Gjithsesi, ai mbeti i përfshirë ngushtë me lojën si drejtor global i sporteve për Red Bull. Edhe pse u përfol për një rikthim në detyrën e trajnerit, Klopp mohon kategorikisht gjithçka.
“Nuk dua të punoj më si menaxher, por kurrë nuk i dihet. Jam 58 vjeç. Nëse do të filloja përsëri në moshën 65 vjeç, të gjithë do të thoshin, ‘Ti the se nuk do ta bëje më kurrë!’ Më fal, e mendoja 100% kur e thashë këtë! Kjo është ajo që mendoj tani. Nuk më mungon asgjë“, tha Klopp.
“I kam thënë gruas se do të bëj 25 vite si trajner, por jo gjithë jetën. Nuk kam humbur asgjë në jetë sepse nuk kam menduar kurrë për këtë. Në pothuajse 25 vjet, kam qenë në dy dasma, njëra ishte e imja dhe tjetra dy muaj më parë. Në 25 vjet, kam qenë në kinema katër herë, të gjitha në tetë javët e fundit. Tani është mirë që mund ta bësh këtë”, tha Klopp.
“Kam qenë në shumë vende të ndryshme si trajner dhe nuk kam parë asgjë nga ato vende; vetëm hotelin, stadiumin apo fushën stërvitore. Asgjë tjetër. Nuk më ka munguar, por tani po. Tani kam zgjedhjen. Mund të shkoj me pushime. Dhe unë vendos kur. Nuk është më Premier League apo Bundesliga që vendos”, tha gjermani.
The post Klopp: Nuk dua më kurrë të bëhem trajner! Dikur vetëm hotel dhe stadium, tani s’më mungon asgjë appeared first on Telesport.










