Ruben Amorim në prag të shkarkimit, Jim Ratcliffe kontakton personalisht trajnerin e njohur

Aventurës së Ruben Amorim në krye të stolit të Manchester United, duket se po i vjen fundi para kohe. Trajneri portugez është në prag të shkarkimit, për shkak të rezultateve të dobta.

“Talksport” raporton se pasuesi i Ruben Amorim pritet të jetë ish-trajneri i kombëtares angleze, Gareth Southgate. Sipas raportimit në fjalë, bashkëpronari i klubit Jim Ratcliffe ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me 55-vjeçarin për disa javë.

Ratcliffe beson se Southgate është profili i duhur për të marrë drejtimin e “Djajve”, falë përvojës që ka fituar si trajner i Anglisë. Në karrierën e tij si trajner, Southgate ka drejtuar vetëm një klub, Middlesbrough në vitet 2006-2009, më pas ka drejtuar Anglinë U21 në vitet 2013-2016 dhe në krye të “Tre Luanëve” në vitet 2016-2024.

Megjithatë, shkarkimi i Ruben Amorim nuk është i lehtë për Man. United, pasi do kishte një kosto rreth 14 milionë euro. Gjatë javës pritet të merret vendimi zyrtar nga bordi i klubit, nëse do vazhdohet me portugezin apo ai do shkarkohet.

The post Ruben Amorim në prag të shkarkimit, Jim Ratcliffe kontakton personalisht trajnerin e njohur appeared first on Telesport.