Netanyahu i kërkon falje Katarit për sulmet në Doha

Benjamin Netanyahu i ka kërkuar falje Katarit pasi Izraeli bombardoi Dohan në një përpjekje për të vrarë zyrtarët e Hamasit në fillim të këtij muaji.

Duke cituar një burim pranë udhëheqësit izraelit, raportohet se udhëheqësi foli në telefon me kryeministrin Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, duke e telefonuar nga Shtëpia e Bardhë, shkruajnë mediat e huaja,

Kërkimi i faljes u raportua edhe në mediat izraelite dhe amerikane.

Kjo vjen pak pasi Netanyahu mbërriti në Shtëpinë e Bardhë dhe u prit nga Donald Trump.

Presidenti amerikan foli gjithashtu me Katarin më herët sot.

Izraeli goditi Katarin më herët këtë muaj, vendin e fundit të Lindjes së Mesme që ka sulmuar së fundmi, duke synuar zyrtarët e Hamasit.

Grupi militant ka pasur prej kohësh selinë e tij politike në Doha.

Në atë kohë, Katari, një aleat i SHBA-së, e dënoi sulmin si “frikacak” dhe një “shkelje flagrante të të gjitha ligjeve dhe normave ndërkombëtare”.