Vajza e ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa, i njohur si “Cali”, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Hagës lidhur me çështjen e viktimave.
Përmes rrjetit social Facebook, Buna Mustafa ka shkruar se pas bisedës me babain e saj, ai ka sqaruar qëndrimin e tij se vendimi i gjykatës është i padrejtë dhe i motivuar politikisht.
Andaj sipas saj, Mustafa nuk do të kërkojë ndihmë nga shteti dhe populli që t’i paguaj viktimat e fabrikuara nga prokuroria.
“Unë nuk ndihem përgjegjës moralisht, financiarisht apo në çfarëdo lloj forme tjetër, për shkak se ata nuk janë viktimat e mia. Rrjedhimisht, as nuk kërkoj ndihmë nga shteti dhe populli im që t’i paguaj viktimat e fabrikuara nga prokuroria dhe nga qarqe të caktuara politike që përgënjeshtrojnë mbi të vërtetën për interesa të ulëta personale. Unë besoj që lufta e UÇK-së ishte e drejtë, e pashmangshme dhe e domosdoshme”, citon vajza e tij, të ketë thënë Salih Mustafa.
Postimi i plotë:
Reagim nga Haga:
Sapo biseduam me babain në lidhje me lajmet që kanë qarkulluar për çështjen e viktimave, ku ai na sqaroi qëndrimin e tij. Duke pasur parasysh që vendimi i gjykatës është i padrejtë dhe me motive politike, Cali tha: “Unë nuk ndihem përgjegjës moralisht, financiarisht apo në çfarëdo lloj forme tjetër, për shkak se ata nuk janë viktimat e mia. Rrjedhimisht, as nuk kërkoj ndihmë nga shteti dhe populli im që t’i paguaj viktimat e fabrikuara nga prokuroria dhe nga qarqe të caktuara politike që përgënjeshtrojnë mbi të vërtetën për interesa të ulëta personale. Unë besoj që lufta e UÇK-së ishte e drejtë, e pashmangshme dhe e domosdoshme.”