Pas largimit nga Liverpool në qershor të vitit 2024, Jurgen Klopp nuk ka pranuar të marrë drejtimin e asnjë ekipi tjetër dhe pse ofertat nuk i kanë munguar. Së fundmi, është klubi i Al-Ittihad që interesohet për trajnerin gjerman, pas shkarkimit të Laurent Blanc.
Klubi saudit tani është në kërkim të një trajneri të ri për të drejtuar projektin e tyre ambicioz dhe momentalisht emri i parë në listë është pikërisht ai i Jurgen Klopp.
Gjermani aktualisht është në krye të konglomeratit Reb Bull, ku mbikëqyr akademitë dhe ekipet e rrjetit të kompanisë në fjalë, në disa vende. Në rast të refuzimit nga Klopp, Al-Ittihad po monitoron edhe emra të tjerë si Xavi Hernandez, Sérgio Conceição, Luciano Spalletti etj.
The post E BUJSHME: Jurgen Klopp gati të rikthehet në aksion, i del emri te klubi i njohur appeared first on Telesport.