Klubi londinez kërkon të rikthejë në PL futbollistin më të mirë të Milanit, oferta është qesharake

Christian Pulisic po përjeton sezonin më të mirë në karrierë. Amerikani ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 2 asiste në 7 ndeshjet e para të këtij sezoni me kuqezinjtë.

Forma e mirë e 27-vjeçarit nuk ka kaluar pa u vënë re nga klube të njohura. “Football Insider” raporton se West Ham po mendon të rikhejë amerikanin në Londër dhe është gati të shpenzojë 50 milionë euro për të.

Ndërkohë, te Milan as qe e mendojnë largimin e Pulisic, kontrata e të cilit skadon në qershor të vitit 2027, por drejtuesit kuqezi po punojnë për një rinovim dhe marrëveshja është afër mes palëve.

Përveç West Ham, me siguri që edhe ekipe të tjera do kërkojnë transferimin e tij gjatë merkatos së janarit apo verës së ardhshme. Megjithatë, vetë lojtari është shprehur disa herë publikisht se dëshiron të qëndrojë gjatë te kuqezinjtë.

The post Klubi londinez kërkon të rikthejë në PL futbollistin më të mirë të Milanit, oferta është qesharake appeared first on Telesport.