Trump para takimit me Netanyahun: Shans i vërtetë për madhështi në Lindjen e Mesme

Donald Trump ka premtuar se ka planifikuar “diçka të veçantë” për Lindjen e Mesme përpara takimit të tij me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë më vonë sot.

Në një mesazh të ndarë në Truth Social, postimi i presidenti amerikan tha se sot është shansi për madhështi në Lindje të Mesme. 

 “Ne kemi një shans të vërtetë për madhështi në Lindjen e Mesme. Të gjithë jemi në bord për diçka të veçantë, për herën e parë. Do ta përfundojmë”, shkroi Trump.

Të shtunën, Trump tha se pas katër ditësh negociatash “intensive”, Hamasi dhe Izraeli janë “informuar në të gjitha nivelet” dhe thotë se ka më shumë “vullnet të mirë dhe entuziazëm për arritjen e një marrëveshjeje… sesa kam parë ndonjëherë më parë”.