Kandidati i GUXO për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, ka thënë mbrëmë në një debat televiziv se tualetet e Qendrës së Kulturës në Mitrovicë janë të mbyllura dhe nuk mund të përdoren nga audienca që shkon në këtë qendër.
E për ta vërtetuar këtë, gazetarja e Mitropol ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe i ka parë për së afërmi. Për këtë ka biseduar edhe me drejtorin e kësaj Qende, Naser Hajdarin.
Drejtori Hajdari ka thënë se tualetet janë të qasshme si nga stafi i Qendrës dhe Teatrit, ashtu edhe nga audienca sa herë ka organizime.
Për të dëshmuar këtë, drejtori Hajdari bashkë me gazetaren vizituan tualetet e kësaj qendre, ku së fundmi janë investuar mjaft shumë para nga Komuna dhe Ministria.
Sic shihet edhe nga pamjet, tualetet janë të qasshme nga holli i Qendrës, e madje kanë ndricim inteligjent si dhe cezma me sensorë.
Linku i stories: https://www.facebook.com/share/v/1FkR8LeQsw/