Legjenda e Premier League, Alan Shearer, ka dhënë mendimin e tij pse trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, nuk është shkarkuar ende.
Nën drejtimin e Amorim, United ka humbur 17 nga 33 ndeshjet e luajtura në Premier League, ndërsa ka fituar vetëm nëntë herë.
Tani, trajneri portugez është nën presion pas humbjes 3-1 të së shtunës kundër Brentford.
United emëroi Amorim si pasardhësin e Erik ten Hag nëntorin e kaluar dhe ardhja e tij nuk ka arritur ta kthejë klubin në rrugën e fitoreve pavarësisht se arriti në finalen e Europa League sezonin e kaluar.
Përqindja e fitoreve të Amorim është vetëm 27.3, më e ulët se çdo trajner tjetër që ka pasuar Sir Alex Ferguson, por ndërsa presioni rritet, Shearer ka shpjeguar në podkastin “The rest is football” pse United nuk ka gjasa ta shkarkojë atë së shpejti.
“Unë besoj sinqerisht se pronarët ose njerëzit që drejtojnë klubin në këtë moment kanë bërë kaq shumë gabime në dy vitet ose 18 muajt e fundit që kur kanë qenë atje.
“Do të dukej e tmerrshme të pranonim një tjetër gabim dhe të shkarkonin Amorim”.
The post Shearer: “Kjo është e vetmja arsye pse Amrimo nuk shkarkohet” appeared first on Telesport.