Inter do të luajë ndaj Slavia Pragë në ndeshjen e dytë të fazës së grupit në Champions League. Para kësaj sfide ka folur për mediat Federico Dimarco. Anësori zikaltër e kritikoi ashpër Simone Inzaghi, trajnerin me të cilin ndau për katër vjet.
“Gjithmonë jam stërvitur 100%. Duke luajtur 90 minuta më shpesh, e përmirëson gjendjen tënde më shumë se sa duke u larguar gjithmonë nga fusha pas një ore…“, tha Dimarco, që shprehet se nuk e vlerësonte faktin se zëvendësohej shpesh.
“Po punoj për të rifituar vetëbesimin tim. Synojmë një fitore të katërt radhazi. Qëllimi ynë është të shohim gjithmonë nga e tashmja ose e ardhmja, kurrë nga e kaluara. Ne filluam me një fitore dhe duam të vazhdojmë kështu“, tha Dimarco.
“Ne i qasemi ndeshjeve në të njëjtën mënyrë. Liga e Kampionëve kërkon që ne të përqendrohemi në rezultate të mëdha dhe ndeshje të mëdha. Këtë vit, ne kërkojmë më shumë qëndrueshmëri, por nuk e kemi humbur themelin e sezoneve të kaluara. Nuk duhet ta nënvlerësojmë Slavia”, deklaroi Dimarco.
The post Dimarco: Nuk duhet ta nënvlerësojmë Slavia Pragë, tani luaj më shumë krahasuar me Inzaghi appeared first on Telesport.