Mediat belge, por edhe vetë sulmuesi i Napolit kanë konfirmuar humbjen e madhe. Pra, ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare babai i tij, Roger Lukaku, ish-sulmues. Shkaqet e ndarjes së parakohshme nag jeta nuk janë bërë të ditura. Aii u shua në shtëpinë e tij në Kinshasa, Republika Demokratike e Kongos.
Romelu ka reaguar me një mesazh prekës në rrjetet sociale: “Faleminderit që më mësove gjithçka që di. Do të të jem gjithmonë mirënjohës. Jeta nuk do të jetë më e njëjtë. Më mbro e më udhëhiq si askush tjetër. Dhimbja dhe lotët nuk ndalen, por Zoti do të më japë forcën për t’u ngritur. Faleminderit për gjithçka, Roger Menama Lukaku!”
Një dhimbje e madhe për Big Rom, që humb figurën e tij më të dashur.
The post Lajm tragjik për Romelu Lukakun. Humb jetë njeriu i tij më i dashur, vetëm 58 vjeç appeared first on Telesport.