Wayne Rooney heq dorë nga “avokatia” e Ruben Amorim, trajnerit të Manchester United, pas fillimit katastrofik të sezonit për “Djajtë e Kuq”. Me humbjen e fundit 3-1 ndaj Brentford, skuadra e kuqe gjendet pranë zonës së rënies. Rooney tha:
“Nuk e kuptoj çfarë po ndodh. Kam provuar të bëj trajnerin dhe nuk më ka shkuar shumë mirë, ndaj e kuptoj situatën e Amorim. Ruben është i moshës sime, ende një trajner i ri, jam i sigurt që ka të ardhme të madhe. Sidoqoftë, ajo që po ndodh te Manchester United nuk është normale për këtë klub. Shpresoj që të ndryshojnë gjërat, por pas gjithçkaje që kam parë, sinqerisht, nuk besoj shumë”.
Komentet e ish-sulmuesit tregojnë simpati profesionale për Amorim, por edhe shqetësim të madh për gjendjen aktuale të Manchester United, duke evidentuar presionin e jashtëzakonshëm mbi trajnerin e ri në një klub me pritshmëri të larta.
The post Manchester UTD në rënie të lirë, Rooney pesimist për Amorim: Nuk mendoj se gjërat do të ndryshojnë appeared first on Telesport.