Brazili në ankth për Neymar. Më shumë probleme për sulmuesin, nuk do të kthehet deri në nëntor

Probleme të tjera për Neymar, të cilat komplikojnë edhe më shumë rikthimin e tij në kombëtaren e drejtuar nga Carlo Ancelotti. Sulmuesi brazilian, shumë i kërkuar nga tifozët dhe analistët për t’u rikthyer te “Selecao”, është ndaluar nga një problem muskulor. Klubi i tij, Santos, ka konfirmuar se nuk do të mund të luajë sërish para nëntorit.

Kampionati brazilian përfundon më 7 dhjetor, teksa Santos lufton për të shmangur rënien, por duhet të heqë dorë nga ylli 33-vjeçar, golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares braziliane. Që nga rikthimi tek ekipi i Sao Paulos në fillim të vitit, Neymar ka pësuar disa dëmtime që ia kanë pamundësuar të luajë rregullisht.

Deri tani ka 21 paraqitje dhe 6 gola. Numri 10 nuk e vesh më fanellën e Brazilit që nga tetori 2023, kur pësoi dëmtim të rëndë të ligamentit kryqëzor të gjurit të majtë, në humbjen 2-0 ndaj Uruguajit, në Montevideo.

The post Brazili në ankth për Neymar. Më shumë probleme për sulmuesin, nuk do të kthehet deri në nëntor appeared first on Telesport.