Antonio Conte ka treguar qartë se kush e sfidon udhëheqjen e tij nuk ka vend në fushë. Rasti me Kevin De Bruyne, pas zëvendësimit, në humbjen ndaj Milanit, është ilustrativ. “Shpresoj se ishte i pakënaqur me rezultatin. Nëse ishte për ndonjë gjë tjetër, ka zgjedhur personin e gabuar”, – tha Conte. Mesazhi është i qartë: ai vendos, të tjerët ekzekutojnë, kushdo qofshin.
Rikthimi në normalitet i marrëdhënies me De Bruyne, një profesionist shembullor dhe blerja kryesore e Napolit, është thelbësor. Nag belgu pritet diferenca, për ta bërë Napolin konkurrent serioz në kampionat dhe Champions, por deri tani, përveç 3 golave të shënuar, nuk e ka ndryshuar thelbësisht lojën e skuadrës. Për më tepër, Conte ka qenë i detyruar të rishpërndajë role, duke vendosur McTominay në pozicion që limiton efektivitetin e tij në zonën e golit.
Pra, nuk është e sigurt që Conte do të rikthehet menjëherë te De Bruyne; mund t’i japë një pushim ose të provojë zgjidhje taktike të tjera. Për shembull, Neres solli ritëm, hapësira dhe rrezik në minutat kur luajti. Pozicioni i De Bruyne në fushë mund ta vendosë përsëri mes zëvendësimeve gjatë ndeshjes, a do ta pranojë këtë? Përgjigjja e parë do të vijë të mërkurën, në Champions kundër Sporting.
The post Conte dhe De Bruyne, përplasje “gjelash” te Napoli? Pra, belgu po kthehet në problem… appeared first on Telesport.