Peci kapet në rrenë nga Tahiri: Dokumenti tregon se Hamza e ka nënshkruar kontratën 600 mijë euro

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, nuk po i ecën fushata siç duket dhe mangësitë në njohuritë e manaxhimit e kanë lënë zbuluar në debatetet e fundit.

Në atë paraqitje televizive ku mori pjesë pasi vendosi të mos dalë përballë rivalit nga Partia Demokratike e Kosovës, Arian Tahiri, ai ka pretenduar se kontrata për ndërtimin e liqenit akumulues në Mitrovicë nuk ishte nënshkruar nga kryetari aktual i Mitrovicës, Bedri Hamza.

Media ‘Jepi Zë’ të dielën raporton se ky pretendim i tij është i rremë duke ofruar edhe prova që janë publike.

Pecit në publik konsiderohej se kishte një përparësi fillimisht përballë Arian Tahirit në garën për kryetar, por shpejt ka rënë pas paraqitjeve arrogante dhe të dobëta në disa debate publike varg. Mungesa e kompetencës ishte parë si faktor gjithashtu si dher fushata e udhëhequr dobët dhe e kopjuar nga tash kryetari në largim Bedri Hamza.

Dashamii i Pecit si kandidat, Nexhmedin Spahiu, shkoi aq larg sa të pretendojë dikush brenda ekipit të tij ka sabotuar fushatën e Pecit madje aq keq i ka punët.