Fitore Pacolli, deputete e Vetëvendosjes nuk duket ta ketë përjetuar mirë një dokumentar të “Betimit për Drejtësi” rreth rënies së raporteve Kosovë – Shtete të Bashkuara të Amerikës.
Pacolli madje realizuesve provon t’ua lexojë një qëllim tjetër, përkatësisht të përmbysur: jo atë të rëndimit të raporteve bilaterale, por si rënie të raporteve mes Institutit Kosovar për Drejtësi dhe Ambasadës së ShBA-së.
“Sapo e pash një episod propagandistik të emisionit “Betimi në Drejtësi” në KTV. Një gjë në fund nuk e kam krejt të qartë, a e kanë përnjëmend brengë raportin Kosovë-ShBA apo më shumë IKD-Ambasadë Amerikane”, shkroi Pacolli.










