Inter është duke fituar 0-1 në transfertë ndaj Cagliari-t, në sfidën e javës së pestë në Serie A. Zikaltrit gjetën golin që në minutën e 9-të, ku Lautaro Martinez shënoi me kokë pas krosimit të Alessandro Bastoni.
Një gol “çlirimi” për sulmuesin argjentinas pas kritikave të shumta që ka marrë kohët e fundit. Rezultati nuk ndryshon deri në fund të pjesës së parë, mbetet 0-1 për zikaltrit.
Lojtari më i mirë dhe më i vlerësuar në fushë pas pjesës së parë për të dy ekipet është Alessandro Bastoni, me notën 8.3.
The post Mjafton goli i Lautaro-s, Inter e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Cagliari-t (video) appeared first on Telesport.










