Kryeshefi Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi ka takuar sot kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në Telekomin e Kosovës dhe stabilitetin financiar të këtij aseti shumë të rëndësishëm nacional.
Istrefi përmes një statusi në Facebook ka thënë se e ka njoftuar kryeministrin edhe për sfidat që ballafaqohet Telekomi.
Statusi i plotë i tij:
“Sot jam takuar me kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, me të cilin diskutuam për zhvillimet aktuale në Telekomin e Kosovës dhe stabilitetin financiar të këtij aseti shumë të rëndësishëm nacional.
E njoftova kryeministrin se sfidat me të cilat po ballafaqohet Telekomi i Kosovës do të tejkalohen vetëm me përkrahje institucionale.
Kryeministri Haradinaj, nga ana e tij, shprehu gatishmërinë për ofrimin e mbështetjes së parezervë në përpjekjet tona për të gjetur zgjidhjen më adekuate për të gjitha problemet e akumuluara ndër vite dhe për ta rikthyer Telekomin e Kosovës në pozitën e vet lidere në sektorin e telekomunikimit në vend”.