Bayern Munich vazhdon të shkëlqlejë dhe arrin një fitore me rezultat të thellë 4-0 në shtëpi ndaj Werder Bremenit në kuadër të javës së pestë në Bundesliga.
Kane pati një rast ideal në minutën e pestë për të kaluar Bayernin në epërsi, por portieri mysafir ia mohoi golin yllit anglez.
Bavarezët kaluan në epërsi në minutën e 22-të kur goditjen e fuqishme të Jonathan Tah e devijoi me trup Luis Diaz për rezultatin 1-0.
Pak çaste pa përfunduar pjesa e parë, Bayerni realizoi edhe golin e dytë përmes Harry Kane i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë për 2-0.
Në pjesën e dytë Kane ishte sërish protagonist duke shënuar golin e tij të dytë personal në këtë takim dhe të tretin për Bayernin në minutën e 65-të (3-0).
Një tjetër rast të mirë shënimi Bayerni e pati në minutën e 77-të përmes Michael Olise, por golin atij ia mohoi portieri Karl Hein.
Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit vendasit ia dolën të shënojnë edhe një herë tjetër, kësaj radhe përmes Konrad Laimer i cili realizoi për rezultatin përfundimtar 4-0.
Pas pesë ndeshjeve të luajtura, Bayerni shkon në kuotën e 15 pikëve, pesë më shumë se vendi i dytë Dortmundi që ka 10 pikë, por me një ndeshje më pak të luajtur.
Sulmuesi Harry Kane vazhdon të shkruajë historinë në Gjermani. Sulmuesi anglez, që iu bashkua Bayern Munich verën e vitit 2023 nga Tottenham, ka arritur një tjetër rekord madhështor: 100 gola me fanellën bavareze vetëm pas 104 ndeshjesh.
Ky rekord e vendos Kane përpara dy prej sulmuesve më të mëdhenj të futbollit modern. Cristiano Ronaldo arriti kuotën e 100 golave për Real Madrid pas 105 ndeshjesh, ndërsa “makineria norvegjeze” Erling Haaland i shënoi 100 gola për Manchester City në po aq ndeshje.
The post Bayern Munich i pandalshëm, poker dhe rekord nga Harry Kane! appeared first on Telesport.