Plani 7 pikësh i Luginës së Preshevës u miratua në Parlamentin e Serbisë në qershor të vitit 2013-të.
Por nga atëherë, nuk ka gjet zbatim.
Sipas përfaqësuesve shqiptarë në Serbi, shteti serb po mundohet t’i ikë përgjegjësisë.
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi po thotë se Serbia po mundohet të blejë kohë për të kërkuar plane të reja.
Por për Kamberin, mbetet plani shtatë pikësh i nënshkruar për shqiptarët.
Kamberi thotë se kjo po mundohet të bëhet përmes ministit për të drejtat e Njeriut, të Pakicave dhe Dialogun Shoqëror, Demo Berisha.
E ky i fundit, pati takime në komunat shqiptare.
Por ai nuk u pranua nga kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi.
Rexhepi tregon arsyet pse nuk u takua.
Edhe Rexhepi është kundër idesë për planin e ri.
Për takim, ministrin serb e pranoi kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti.
Madje Pajaziti i propozoi dhjetë pika të reja për të drejta të shqiptarëve.
Kundër këtyre 10 pikave ishin përfaqësuesit e partive të tjera shqiptare.
Pajaziti nuk pranoi të deklarohet para ekipës së televizionit, por në rrjetin e tij në facebook njoftoi se cfarë kërkoi.
“I ftoj qytetarët shqiptarë të shohin se çfarë kam kërkuar – nëse kam bërë ndonjë gabim ose, në rastin më të rëndë, nëse kam kërkuar diçka që është kundër interesave dhe nevojave të tyre. Veçanërisht, i ftoj kundërshtarët e mi politikë të deklarohen hapur: cilat elemente të këtij dokumenti me 10 pika janë të dëmshme për shqiptarët dhe cilat janë në kundërshtim me Planin prej 7 pikësh”.
Përfaqësuesit e partive tjera shqiptare kanë thënë se plani shtatë pikësh është i nënshkruar nga të gjithë partitë, ndërsa plani 10 pika është propozim vetëm i kryetarit të komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti.