Lewandowski hyn si zëvendësues dhe shënon pas 5 minutash lojë: Jam i duruar, gjëja më e rëndësishme është…

Robert Lewandowski i ka dhënë Barcelonës fitoren 3-1 ndaj Oviedos, pasi hyri në lojë në minutën e 65-të dhe vetëm pas 5 minutash shënoi golin e përmbysjes. Polaku pranoi vështirësitë e pjesës së parë: “Oviedo luan mirë. Ne patëm vështirësi për të konkretizuar, por në pjesën e dytë ishim më të shpejtë dhe shënuam tre gola”.

Për ndikimin e tij tha: “Duhet të bëj punën time. Ka ndeshje çdo tri ditë, ndaj duhet të jemi të kujdesshëm si luajmë. Në fund të përgatitjeve isha i dëmtuar dhe më duhej më shumë kohë për të gjetur ritmin. Kam durim, por kur luaj dua të shënoj për ta ndihmuar skuadrën. Fizikisht ndihem shumë mirë. Sezoni është i gjatë dhe na presin shumë ndeshje”.

Një sinjal i fortë për Hansi Flick, Lewandowski mbetet “armë vdekjeprurëse” edhe nga stoli, i gatshëm ta udhëheqë sërish Barcelonën.

The post Lewandowski hyn si zëvendësues dhe shënon pas 5 minutash lojë: Jam i duruar, gjëja më e rëndësishme është… appeared first on Telesport.