Benatia “ngel në klasë” Italinë: Ku i ke talentet? Franca ka të paktën 4 kombëtare të nivelit më të lartë

Medhi Benatia, ish-mbrojtës i Juventusit, sot drejtor sportiv i Marseille, foli për eksperiencat e tij te Roma në një intervistë për “Corriere dello Sport”: “Roma është si Marseja; vende, tifozë, ngjyra, aroma që të mbeten brenda vetes. Sabatini më telefononte çdo të premte apo të shtunë, nga ato biseda kuptoje si do shkonte ndeshja. U mërzita kur nuk mbajti fjalën për rinovimin, por kam ende shumë respekt për të. Po ashtu për Massara. Jam i lumtur që është te Roma, madje e telefonova për ta uruar”.

Për futbollin italian thotë: “Më shqetëson mungesa e talenteve. Si kapiten i Marokut, dikur Italia më dukej e paarritshme: Totti, Pirlo, Del Piero, Nesta, Maldini… Ku janë tani? Franca ka të paktën 4 përfaqësuese më të forta”.

Për Allegrin: “E respektoj, trajner i madh, perfekt për Milanin. Kemi pasur diskutime, më premtoi hapësirë edhe me rikthimin e Bonuccit, por përfundova me zero paraqitje në 5 ndeshje”.

The post Benatia “ngel në klasë” Italinë: Ku i ke talentet? Franca ka të paktën 4 kombëtare të nivelit më të lartë appeared first on Telesport.