EUROPA LEAGUE: Aston Villa, Stuttgart dhe Lyon bëjnë detyrën. Porto fiton në frymën e fundit

Janë luajtur këtë mbrëmje ndeshjet e radhës për raundin e parë në grupet e Europa League. Aston Villa ka mundur në shtëpi 1-0 Bologna. Për vendasit shënoi John McGinn në minutën e 13-të. Ollie Watkins humbi shansin e artë për të dyfishuar shifrat në minutën e 68-të, por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Stuttgart e nis me fitore këtë sezon në Europa League, pasi mposhti në fushën e vetë 2-1 Celta Vigo-n. Golat e takimit u shënuan në pjesën e dytë. Për gjermanët shënuan Bouanani 50’dhe El Khannouss 68′, spanjollët ngushtuan shifrat me golin e Borja Iglesias 87′.

Panathinaikos fitoi në transfertë 1-4 ndaj Young Boys. Grekët shënuan tre gola në 20 minutat e para, me Swiderski 10′, Zaroury 13′ dhe 19′. Vendasit shënuan golin e vetëm me Janko në minutën e 25-të. Në pjesën e dytë, Zaroury shënon hat-trick në minutën e 68-të dhe vulosi fitoren 1-4.

Lyon ka fituar 0-1 në transfertë ndaj holandezëve të Utrecht. Golin e vetëm për francezët e shënoi Tessmann në minutën e 75-të. Në ndeshjet e tjera, Portoi fitoi në transfertë 0-1 ndaj Salzburg me golin e William Gomes në minutën e 90+4. Ferencvaros barazoi në fund 1-1 me Plzen dhe Rangers u mund 0-1 nga Genk. Ekipi skocez i ka bërë përfundimisht dalje Nedim Bajramit, i cili sërish nuk ishte grumbulluar për sfidën e sotme.

The post EUROPA LEAGUE: Aston Villa, Stuttgart dhe Lyon bëjnë detyrën. Porto fiton në frymën e fundit appeared first on Telesport.