Milani i ri, rregulla të reja… Revolucioni në 80 ditë, si e rivendosi Allegri rendin (dhe fitoret)

Revolucioni i Milanit në 80 ditë. Që nga rikthimi i tij te kuqezinjtë, Massimiliano Allegri ka vendosur si objektiv krijimin e një grupi të bashkuar dhe shndërrimin e tij në skuadër. Rezultatet janë të dukshme: 4 fitore radhazi pa pësuar gol. Përveç ndryshimeve taktike, si mbrojtja me 3, diferencën po e bëjnë edhe detajet e përditshme.

Siç shkruan “Corriere della Sera”, trajneri ka imponuar disa rregulla të reja për të rikthyer disiplinën në Milanello: tavolinë e rrumbullakët në mensë për të shmangur grupet e ndara; detyrimi për të folur italisht (rregull i mbështetur edhe nga Ibrahimovic); kod veshjeje në transfertë, ku lojtarë, staf e madje magazinierë duhet të jenë me kostum e kravatë; si dhe rikthimi i grumbullimit para ndeshjes.

Qëllimi nuk është stili, por mesazhi i unitetit e përkatësisë. Tani grupi shihet i bashkuar, loja në fushë e vërteton dhe tifozët ndiejnë se mund të ëndërrojnë për yllin e dytë. Përballja e së dielës në “San Siro” kundër Napolit do të jetë test i parë i madh për këtë objektiv.

The post Milani i ri, rregulla të reja… Revolucioni në 80 ditë, si e rivendosi Allegri rendin (dhe fitoret) appeared first on Telesport.