Konfirmohet lajmi më i keq i mundshëm për Giovanni Leoni, italiani do të mungojë për shumë gjatë

Debutim i hidhur për Giovanni Leoni te Liverpool. Italiani i transferuar në fund të merkatos nga Parma për 35 milionë euro, debutoi mbrëmë për të kuqtë në ndeshjen ndaj Southampton, e vlefshme për EFL Cup.

Italiani luajti për 80 minuta, para se të pësonte një dëmtim të rëndë, duke u larguar me barrelë në fushë dhe duke marrë oksigjen.

“Corriere dello Sport” raporton se sot është konfirmuar lajmi më i keq i mundshëm për mbrojtësin e ri 18-vjeçar, i cili ka këputur ligamentin e kryqëzuar (ACL) dhe do të mungojë për 9 muaj.

Fabrizio Romano po ashtu konfirmon dëmtimin e rëndë të mbrojtësit italian, që pritet të rikthehet në fushë në fillim të sezonit të ri.

The post Konfirmohet lajmi më i keq i mundshëm për Giovanni Leoni, italiani do të mungojë për shumë gjatë appeared first on Telesport.