23 shtatori 2025 do të mbetet në historinë sportive të Franco Mastantuono, që sapo e ka nisur karrierën në “Bernabeu”. Në “Ciutat de Valencia”, argjentinasi, ish-lojtar i River Plate, shënoi golin e tij të parë me fanellën e Real Madridit. Pas pasimit të Vinicius, ai surprizoi portierin Ryan me një goditje të saktë.
Data 23 e muajit të nëntë të vitit kishte një vend të veçantë në historinë e klubit të bardhë për shkak të Alfredo Di Stéfano, i cili debutoi me Real Madridin më 23 shtator 1953, në një miqësore kundër Nancy, në “Santiago Bernabéu”, duke shënuar golin e tij të parë me kokë.
Kjo ngjashmëri lidh dy lojtarë të formuar te River Plate, të cilët zgjodhën Real Madridin si hapin tjetër në karrierën e tyre. Ndërsa Di Stéfano është një legjendë, që e ngriti klubin në krye të futbollit botëror, karriera e Mastantuonos sapo ka nisur, me një vend të fortë si alternativë e djathtë në sulm dhe golin ndaj Levantes si fillimin e sukseseve të tij.

The post 23.09, koincidenca e bujshme përbashkuese e Mastantuono dhe Di Stéfano te Real Madridi appeared first on Telesport.










