Grabitet shtëpia e Martínez, hajdutët marrin bizhuteri dhe ora me vlerë rreth 100 mijë euro

Shtëpia e trajnerit të kombëtares së Portugalisë, spanjollit Roberto Martínez, u plaçkit të shtunën e kaluar. Grabitësit i morën bizhuteri dhe orë me vlerë të madhe, raporton media portugeze. “CNN Portugal” bën me dije se hajdutët dyshohet të kenë hyrë në banesë, e cila ndodhet në zonën e Cascais, pranë Lisbonës, përmes kuzhinës.

Ndërkohë, “SIC Notícias” raportoi se grabitësit thyen një dritare për të hyrë në pronën e trajnerit spanjoll. Ekspertët forenzikë kanë kontrolluar tashmë banesën e grabitur për të gjetur prova. Policia po fokusohet te hipoteza se grabitja është kryer nga një bandë e huaj, e specializuar në plaçkitje luksi.

Numri i sendeve të marra nuk është zbuluar, por Martínez dhe bashkëshortja e tij e çmojnë vlerën e grabitur rreth 100.000 eurove. Martínez, 52 vjeç, është trajner i kombëtares së Portugalisë që nga janari 2023 dhe aktualisht po përgatit ekipin për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026 kundër Irlandës e Hungarisë, më 11 dhe 14 tetor.

The post Grabitet shtëpia e Martínez, hajdutët marrin bizhuteri dhe ora me vlerë rreth 100 mijë euro appeared first on Telesport.