“Xabi Alonso, më i mirë se Ancelotti? Testi i parë i vërtetë për të është derbi ndaj Atlético Madridit”

Real Madrid i Xabi Alonsos nuk ka humbur këtë sezon, duke regjistruar 6 fitore në 6 ndeshje të La Liga-s, e fundit ndaj Levantes. Shumë tifozë dhe analistë e krahasojnë trajnerin bask me Carlo Ancelottin, duke e konsideruar ndoshta më të mirë se italiani.

Megjithatë, Paco González, drejtori i “Tiempo de Juego” në “Cadena Cope”, kërkoi kujdes dhe theksoi se provimi i parë i vërtetë për Alonson do të jetë të shtunën, më 27 shtator, në “Metropolitano”, kundër Atlético Madridit: “Trajneri i Real Madridit matet me titujt e fituar, para së gjithash.

Rrugës për titujt, matet edhe loja, edhe rezultatet. E treta janë ndeshjet e mëdha, sepse humbja e tyre shqetëson më shumë. Sidoqoftë, derbi i fundjavës është provimi i parë real i Xabi Alonso në stolin e Real Madridit”.

The post “Xabi Alonso, më i mirë se Ancelotti? Testi i parë i vërtetë për të është derbi ndaj Atlético Madridit” appeared first on Telesport.