Vinicius, super gol me ‘trivela’: Modric më mësoi të gjuaja në atë mënyrë, na mungon shumë

Real Madridi i Xabi Alonso ka arritur fitoren e gjashtë radhazi në La Liga, duke udhëhequr vetëm në klasifikim. Në fitoren 4-1 ndaj Levantes, Vinicius Jr u rikthye protagonist me një gol dhe një asist, pas kritikave të marra ndaj Espanyol.

Goli i brazilianit, që hapi ndeshjen, erdhi me një goditje të jashtme, në cep: “Modric më mësoi ta godas topin kështu, me ‘trivela’, na mungon shumë. Ishte një goditje e bukur, shpresoj të vazhdoj kështu. Kjo është një nga goditjet më të bukura që kam bërë ndonjëherë. Kemi ushtruar presion, e mbajtëm topin dhe kështu do fitojmë shumë ndeshje”.

Ai shtoi: “Çelësat e fitores ishin mbrojtja, uniteti dhe puna në ekip. Nëse vazhdojmë kështu, mund të triumfojmë këtë sezon”. Vini gjithashtu shprehu entuziazmin për derbin ndaj Atletico Madridit, më 27 shtator: “Po e presim me padurim. Tani duhet të pushojmë e të shijojmë fitoren, shpresojmë të fitojmë edhe të shtunën”.

The post Vinicius, super gol me ‘trivela’: Modric më mësoi të gjuaja në atë mënyrë, na mungon shumë appeared first on Telesport.